• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE premtoi mbështetje "të fuqishme" për Ukrainës, por nuk ka hapa konkret për dërgim të aeroplanëve

BE premtoi mbështetje

Bruksel, 10 shkurt 2023 (MIA) - Liderët e BE-së e e bindën presidentin ukrainas, Volodimir zelenski për mbështetjen e vazhdueshme të Evropës në luftën kundër Rusisë, por ndërmorën vetëm disa obligime konkrete.

"Bashkimi Evropian do të qëndrojë krahas Ukrainës me mbështetje të fuqishme aq gjatë sa do të nevojitet", thuhet në kumtesën e miratuar sot në samitin në Bruksel.

"Lufta brutale ruse, e cila po zgjatë pothuajse një vit, solli vuajtje të madhe dhe shkatërrim të Ukrainës dhe popullit të saj. Rusia duhet menjëherë ta ndërprejë këtë luftë brutale", qëndron në dokument.

Gjithashtu, thuhet se do të bëhen tentime  që të rritet "presioni kolektiv" kundër Rusisë në kooridnim të ngushtë dhe bashkëpunim me partnerët. Do tëpërforcohen edhe masat kundër anashkalimit të sanksioneve.

Megjithatë, liderët ishin më të rezervuar të japin më shumë armatim, si aeroplanë luftarak edhe krahas lutjes së zelenskit se "nuk ka të drejtë të kthehet në shtëpi pa rezultate", lajmëroi DPA.

Zelenski ishte mysafir në samitin - ky ishte udhëtimi i tij i dytë jashtë vendit, prej fillimit të luftës - dhe secilit lider i dha listë të materialeve që i nevojiten Ukrainës për të luftuar kundër Rusisë, sipas përfaqësuesit zyrtar të BE-së.

"Ekipi ukrainas din më mirë se çka ka në rezerva secili vend-anëtar se sa vetë liderët. Prandaj është e jashtëzakonshme se sa mirë janë të organizuar për ta zhvilluar këtë luftë", tha përfaqësuesi i BE-së.

Presidenti ukrainas pret të marrë aeroplan, por presidenti francez, Emanuel makron paralajmëroi se një hap i tillë "definitivisht nuk do të ndodhë në javët në vijim".

Qeveria sllovake ishte pozitive lidhur me kërkesën e vazhdueshme ukrainase për aeroplanë ushtarak. Zelenski drejtpërdrejtë kërkoi nga vendi fqinj aeroplanë luftarak nga lloji sovjetik MiG-29.

Kryeministri sllovak, Eduard Heger i premtoi zelenskit se "do të punojë në përmbushjen e kësaj dëshire", thuhet në xhirimin nga biseda e shkurtë mes dy politikanëve, e publikuar nga zyra presidenciale në Bratisllavë.

Heger për agjencinë sllovaje të lajmeve  TASR deklaroi se procedura konkrete për dorëzim të aeroplanëve luftarak do të sqarohet jo vetëm në suaza të Sllovakisë, por edhe në nivel evropian, sepse Sllovakia do t'i dorëzojë MiG-29 Ukrainës në pajtim me mekanizmin për financim të BE-së.

Portugalia ndërkohë i premtoi Ukrainës tre tanke Leopard 2A6, deklaroi kryeministri i vendit Antonio Kosta në samit, lajmëroi agjencia portugeze e lajmeve Lusa.

Makron nuk e hodhi poshtë mundësinë për dërgim të aeroplanëve, por tha se kërkesat për trajnim, mes tjerash, do të thonë se kjo do të zgjasë më gjatë.

Presidenti francez tha se aeroplanët luftarak nuk janë ata që i duhen Ukrainës për momentin, në luftën kundër Rusisë. Më e rëndësishme, për shembull, është artileria shtesë, tha ai.

Për të ndihmuar në furnizimin e ukrainës me municion artilerik, kryeministrja estoneze, kaja Kalas e prezantoi planin për përmirësim të furnizimit të armëve dhe rezervave të BE-së.

Si "motor" për përforcim të industrisë së mbrojtjes, kalas dëshiron Komisioni evropian të përdorë mjete nga vendet-anëtare të BE-së për blerje të armëve, ngjashëm me mënyrën në të silën komisioni furnizohet me vaksina për Kovid-19.

BE-ja dhe partnerët e saj do ta "përforcojnë punën e vet" rretj kësaj çështjeje, në pajtim me BE-në dhe ligjet ndërkombëtare, thuhet në deklaratën e liderëve të BE-së.

Liderët evropianë i lavdëruan edhe "përpjekjet e rëndësishme" që Ukraina i tregoi për inkuadrim të vendit në BE.

Presidenti ukrainas, gjithashtu, mbrëmë vonë u takua me kolegun e tij polak, Andzhej Duda në Poloni gjatë kthimit në Kiev nga samiti i BE-së, me ç'rast hollësisht ia përshkroi udhëtimin dhe situatën me luftën në Ukrainë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR