BE përshëndet fitoren zgjedhore të partisë së Maja Sandut në Moldavi
- Përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian kanë përshëndetur lajmin se partia në pushtet e presidentes moldave Maja Sandu ruajti shumicën parlamentare në zgjedhjet e mbajtura dje.
- Post By Fami Bajrami
- 11:15, 29 shtator, 2025
Kishinjev, 29 shtator 2025 (MIA) - Përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian kanë përshëndetur lajmin se partia në pushtet e presidentes moldave Maja Sandu ruajti shumicën parlamentare në zgjedhjet e mbajtura dje.
"E ardhmja e Moldavisë është në Evropë!", shkroi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola në rrjetin Iks.
Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta vlerësoi se zgjedhjet janë një moment historik për vendin. "Populli i Moldavisë ka zgjedhur demokracinë, reformat dhe të ardhmen evropiane, pavarësisht presionit dhe ndërhyrjes nga Rusia. BE-ja është me Moldavinë në çdo hap të rrugës", tha ai.
Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas shtoi se, pavarësisht përpjekjeve të Rusisë për të përhapur dezinformata dhe për të blerë vota, “asnjë forcë nuk mund të ndalë popullin që mbështesin lirinë”.
Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen theksoi se qytetarët moldavë kanë zgjedhur përsëri Evropën, demokracinë dhe lirinë. "Dera jonë është e hapur dhe ne do të jemi me ju në çdo hap të rrugës. E ardhmja është e juaja", tha ajo.
Moldavia, një vend i varfër me rreth 2.4 milionë banorë, është kandidate për anëtarësim në BE nga viti 2022.
Foto: DPA