• e martë, 20 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

BE mirëpret rezultatin e bisedimeve SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite

BE mirëpret rezultatin e bisedimeve SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite

Bruksel, 12 mars 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian mirëpret deklaratën e përbashkët të Ukrainës dhe SHBA-së pas takimit të tyre në Arabinë Saudite, duke përfshirë propozimet për një marrëveshje armëpushimi, përpjekjet humanitare dhe vazhdimin e shkëmbimit të inteligjencës dhe ndihmën amerikane për sigurinë, thuhet në deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë të BE-së Kaja Kallas në lidhje me takimin e djeshëm të përfaqësuesve amerikan dhe ukrainas në Riad.

."Bashkimi Evropian është i gatshëm të luajë rolin e tij të plotë në mbështetjen e hapave të ardhshëm, së bashku me Ukrainën, SHBA-në dhe partnerët e tjerë”, theksoi Kallas në një deklaratë me shkrim.

Ajo shton më tej se qëllimi i Bashkimit Evropian është të mbështesë Ukrainën në arritjen e një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme bazuar në parimet e Kartës së KB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

"Propozimi i armëpushimit, nëse pranohet nga Rusia, mund të jetë një hap i rëndësishëm në këtë drejtim. Tani i takon Rusisë të tregojë vullnetin e saj për të arritur paqen", thekson Kallas, ndërsa përshëndet përpjekjet e Arabisë Saudite të jetë nikoqir i këtyre bisedimeve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR