• e shtunë, 21 dhjetor 2024

BE i dënoi shpërthimet në Iran si "akt terrorist"

BE i dënoi shpërthimet në Iran si

Bruksel, 3 janar 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian kërkoi që autorët e dy shpërthimeve, në të cilën jetën kanë humbur 103 persona në turmën e mbledhur për të përkujtuar vrasjen e gjeneralit Kasem Sulejman, të sjellen para drejtësisë.

"BE dënon ashpër sulmin e sotëm me bomba në qytetin Kerman në Iran. BE shpreh solidaritetin e saj me popullin iranian. Ky akt terrori solli një numër tronditës viktimash dhe civilë të lënduar", tha zëdhënësi i BE-së.

"Mendimet tona tani janë me viktimat dhe familjet e tyre. Autorët duhet të përgjigjen", shtoi ai. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR