BE e miratoi bazën ligjore për shfrytëzimin e të ardhurave nga mjetet e ngrira ruse
- Këshilli i BE-së sot miratoi vendim dhe rezolutë, me të cilën sigurohet bazë juridike për shfrytëzimin e të ardhurave nga mjetet e ngrira ruse për përkrahje të Ukrainës në të ardhmen, thuhet në kumtesën e Këshillit.
Bruksel, 12 shkurt 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së sot miratoi vendim dhe rezolutë, me të cilën sigurohet bazë juridike për shfrytëzimin e të ardhurave nga mjetet e ngrira ruse për përkrahje të Ukrainës në të ardhmen, thuhet në kumtesën e Këshillit.
Në kumtesën e publikuar në ueb faqen e BE-së, saktësohet se me vendimin e miratuar dhe rregullativën sqarohen obligimet e Regjistrave qendrorë të letrave me vlerë, të cilat i ruajnë mjetet dhe rezervat e Bankës qendrore të Rusisë (CBR), të cilat janë "imobilizuar si rezultat të masave restriktive të BE-së".
Këshilli posaçërisht ka vendosur që Regjistrat qendrorë që posedojnë më shumë se një milion mjete nga CBR duhet ndaras të përpunojnë bilance të jashtëzakonshme me para të gatshme që akumulohen pas masave restriktive të BE-së. ls/