• e mërkurë, 13 nëntor 2024

BE e ka vënë në pritje rrugën e Gjeorgjisë drejt anëtarësimit

BE e ka vënë në pritje rrugën e Gjeorgjisë drejt anëtarësimit

Bruksel, 28 qershor 2024 (MIA) - Liderët e BE-së kanë vendosur ta ndalojnë Gjeorgjinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian për shkak të ligjit të ri për organizatat joqeveritare (OJQ) që marrin mjete të huaja.

Sipas ligjit, mediat e pavarura dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile duhet të regjistrohen si "agjentë të huaj" dhe t'i dorëzojnë të dhënat shtetit nëse marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga jashtë.

Ligji për organizatat joqeveritare paraqet një kthim prapa në lidhje me kushtet e vendosura për anëtarësimin e Gjeorgjisë në bllokun, thuhet në deklaratën e liderit të BE-së, transmeton DPA.

Në kumtesën ftohet autoritetet gjeorgjiane të anulojnë "veprimet aktuale që kërcënojnë rrugën e Gjeorgjisë drejt BE-së, duke e çuar de fakto procesin e pranimit në bllokim".

Gjeorgjia është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE që nga dhjetori 2023.

Protestat masive në Gjeorgji dhe ndërhyrja e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kundërshtojnë ligjin, nuk e lëkundën qeverinë. Kundërshtarët besojnë se ligji, i cili hyri në fuqi në fillim të qershorit, do të shërbejë për të heshtur organizatat që kritikojnë qeverinë në një mënyrë të ngjashme me atë të Rusisë.

Partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane e justifikoi ligjin duke rritur transparencën dhe forcimin e sovranitetit të Gjeorgjisë.

BE ka diskutuar deri më tani një sërë përgjigjesh ndaj zhvillimeve në Gjeorgji, duke përfshirë ngrirjen e takimeve të nivelit të lartë dhe drejtimin e financimit të BE-së drejtpërsëdrejti për OJQ-të në vend.

Kishte gjithashtu shqetësime për mbështetjen e publikut gjeorgjian, i cili mbetet fort pro-evropian.

"Fokusi kryesor është të dërgojmë një mesazh të fortë për qeverinë gjeorgjiane dhe të mbështesim popullin gjeorgjian, tha një diplomat i BE-së për DPA. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR