• e diel, 22 dhjetor 2024

BE do t'i paguajë 118 milionë euro autoritetit palestinez në Bregun Perëndimor

BE do t'i paguajë 118 milionë euro autoritetit palestinez në Bregun Perëndimor

Bruksel, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Drejtoria palestineze, e cila pjesërisht e kontrollon Brengun Perëndimor, duhet të marrë financim nga BE-ja prej më shumë se 118 milionë eurove, publikoi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. 

Miratimi u arrit pas një kontrolli të kujdesshëm, tha Fon der Lajen në Bruksel. Për momentin mendohet për mbështetjen e ardhshme afatgjatë me planet e përfunduara për vitin 2024, tha kreu i ekzekutivit të BE-së.

Shuma e sapo miratuar do të merret nga fondi ekzistues i rezervuar për vitet 2021-2024 dhe në vlerën 1.2 miliardë euro. Synohet të ndihmojë autoritetin palestinez të paguajë pagat dhe pensionet për nëpunësit civilë dhe për pagesat sociale për familjet e varfra.

BE-ja ka vënë nën inspektim të kujdesshëm ndihmën për palestinezët pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi në Rripin e Gazës. Nuk gjeti asnjë provë se paratë e BE-së janë riorientuar për të financuar terrorizmin, njoftoi DPA. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR