BE dhe KfV me grant prej 1.5 milionë euro nxisin transformimin e gjelbër të SHA EMV
- SHA EMV sot nënshkroi Marrëveshje granti me Bankën gjermane për zhvillim KfV e cila siguron 1.5 milion euro ndihmë teknike financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa dedikuar forcimit të kapaciteteve të brendshme dhe përshpejtimin e aktiviteteve kyçe për tranzicionin energjetik të kompanisë.
- Post By Fami Bajrami
- 15:43, 30 tetor, 2025
Shkup, 30 tetor 2025 (MIA) - SHA EMV sot nënshkroi Marrëveshje granti me Bankën gjermane për zhvillim KfV e cila siguron 1.5 milion euro ndihmë teknike financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa dedikuar forcimit të kapaciteteve të brendshme dhe përshpejtimin e aktiviteteve kyçe për tranzicionin energjetik të kompanisë.
Kjo, sipas EMV-së, paraqet hap të rëndësishëm për transformimin e gjelbër drejt tregut të kompanisë.

"Granti i Bashkimit Evropian i mundësuar nëpërmjet KfV, paraqet gurthemel strategjik për transformimin tonë institucional drejt një kompanie gjithëpërfshirëse, të gjelbër dhe të orientuar drejt tregut. Për EMV-në, ky është më shumë se sa një kalim në burimet e energjisë së rinovueshme, pra është një angazhim serioz për t'u bërë një forcë moderne dhe komercialisht konkurruese në tregun evropian të energjisë. Financimi do të jetë një mjet për të forcuar kapacitetet tona të brendshme dhe qeverisjen korporative, përmes financimit të iniciativave kritike të modelimit dhe planifikimit strategjik. Ky fokus institucional siguron qëndrueshmërinë tonë operacionale, forcon sigurinë energjetike të vendit dhe përshpejton ndjeshëm përpjekjet tona për të zvogëluar gjurmën tonë të karbonit", tha drejtori ekzekutiv i SHA EMV, Llazo Uzunçev.
Me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes, Shtefan Hudolin, shef i Departamentit për bashkëpunim në delegacionin e BE-së në Maqedoninë e Veriut tha se përshpejtimi i tranzicionit të gjelbër nuk ka qenë kurrë kaq afër dhe kaq i mundur.

Sipas ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler, gjatë 20 viteve të fundit, Gjermania ka mbështetur tranzicionin energjetik të objekteve publike të energjisë në Maqedoninë e Veriut.
"Përveç angazhimit financiar, banka gjermane për zhvillim KfV ofron edhe ekspertizë me udhëzime teknike dhe menaxhim. Dekarbonizimi është punë ekipore, ndërsa Gjermania dhe KfV janë të përkushtuara për mbështetje të vazhdueshme për Maqedoninë e Veriut në këtë rrugë", tha Dreksler.

Me këtë projekt, KfV do ta mbështesë transformimin e termocentraleve të Maqedonisë së Veriut (EMV), gjë që do t'u mundësojë atyre të pozicionohen më mirë dhe t'i ndihmojë të përmirësojnë efikasitetin dhe gatishmërinë e tyre për tregun, theksoi nga ana tjetër, Pablo Obrador, drejtor për Evropën Juglindore dhe Turqinë.
Foto: SHA EMV