• e diel, 22 dhjetor 2024

BE dëshiron marrëdhënie të qëndrueshme dhe të dobishme reciproke me Kinën, Pekini kërkon nga Brukseli që së bashku t'u përgjigjen sfidave globale

BE dëshiron marrëdhënie të qëndrueshme dhe të dobishme reciproke me Kinën, Pekini kërkon nga Brukseli që së bashku t'u përgjigjen sfidave globale

Pekin, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian dëshiron "qëndrueshmëri dhe marrëdhënie me përfitim reciprok" me Kinën, theksoi kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel në Samitin BE-Kinë e cila mbahet sot në Pekin.

Ai bëri thirrjen e tij në mes të një rritje të ndjeshme të mosbalancimit tregtar dypalësh në favor të Kinës.

"Plotësisht natyrshëm, sot do t'i mbështesim vlerat tona evropiane, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe demokracinë", shtoi Mishel.

Presidenti kinez Si Xhinping nga ana e tij paralajmëroi bashkëpunim me BE-në që të arrijnë qëllimet e përbashkëta.

"Patjetër, duhet t'i përgjigjemi së bashku sfidave dhe të punojmë së bashku për të kontribuuar në stabilitetin dhe prosperitetin në mbarë botën", bëri thirrje ai.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Usurla Fon der Lajen kërkon nga Brukseli dhe Pekini t'i kushtojnë kujdes "mosbalancimit dhe dallimeve" mes tyre.

"Kina është partneri më i madh tregtar i BE-së. Megjithatë, ekziston jobaraspeshë dhe dallim që duhet t'i zgjidhim", tha Fon der Lajen.

Sipas të dhënave të tyre, deficiti tregtari i BE-së me Kinën është dyfishuar për dy vite dhe ka arritur 390 miliardë euro vitin e kaluar.

Brukseli dhe Pekini kanë rivendosur kontakte diplomatike pas pandemisë së re të koronavirusit. Ky është samiti i parë BE-Kinë i drejtpërdrejtë për më shumë se katër vite. rq/

Foto: arkivi i MIA-s



QËNDRONI TË LIDHUR