• e hënë, 23 dhjetor 2024

BDI-ja kërkon harmonizim të partive për rezolutën e VMRO-DPMNE-së, ASH dhe Alternativa ende pa qëndrim

BDI-ja kërkon harmonizim të partive për rezolutën e VMRO-DPMNE-së, ASH dhe Alternativa ende pa qëndrim
Shkup, 6 korrik 2021 (MIA) – Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot u takuan me kolegët e tyre të BDI-së dhe të Aleancën për Shqiptarëve për të mbështetur rezolutën e tyre për rrugën e integrimit evropian të vendit. Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi deklaroi se është e nevojshme të harmonizohet teksti i rezolutës midis të gjitha partive parlamentare për të siguruar që ajo të mos dëmtojë lëvizjen tonë drejt BE-së. “Nuk duhet të bëjmë asgjë që do të jetë kundër integrimit në Union. BDI-ja beson se identiteti gjuhësor, historik dhe kulturor nuk është çështje diskutimi dhe nuk është çështje për dakordime politike. Rrjedhimisht, besojmë se është e nevojshme të harmonizohet teksti i rezolutës midis të gjitha partive parlamentare dhe të sigurohet që ajo të mos dëmtojë lëvizjen tonë drejt BE-së”, tha Ademi pas takimit me deputetin Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE. Halil Snopçe, nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, tha se i kishte dëgjuar shpjegimet e kolegut të tij dhe se ka mbetur për t’ia përcjellë atë partisë. “Për ne si parti është e rëndësishme që Maqedonia të vazhdojë me proceset integruese. Qeveria jonë dhe e gjithë shoqëria në vend të vazhdojnë me përpjekjet për integrimin në BE, ky është qëllimi kryesor për vendin. Qeveria duhet të jetë e kujdesshme si në bisedime ashtu edhe në reforma. Marrëdhëniet e mira në rajon janë shumë të rëndësishme për ne, dhe si pasojë me Bullgarinë. I rekomandojmë Qeverisë që të jetë e kujdesshme”, tha Snopçe. Ai shprehu shpresën se për rezolutën do të debatohet në Kuvend. “Ka një problem. Ne patëm një deklaratë nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani se kjo rezolutë dëmton tendencat ndërkombëtare të vendit, por gjithashtu kemi pasur një deklaratë nga deputeti i LSDM-së Kostadinov se kjo rezolutë është e mirë. Do të ishte logjike që partitë në pushtet të kishin një qëndrim të përbashkët”, tha Snopçe. VMRO-DPMNE propozoi një rezolutë mbi rrugën e integrimit evropian të vendit, e cila është ende në draft version, ndërsa në dy ditët e fundit loboi në partitë parlamentare për t’u pranuar. Mori mbështetje parimore nga partitë maqedonase në pushtet, LSDM, RDM, PLD dhe LD. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR