• e premte, 05 dhjetor 2025

BDI më 20 dhjetor në Shkup do ta mbajë kongresin e pestë të partisë

BDI më 20 dhjetor në Shkup do ta mbajë kongresin e pestë të partisë

Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) - Bashkimi Demokratik për Integrim më 20 dhjetor do ta mbajë kongresin e pestë, i cili, siç njoftuan nga partia, do të jetë një moment i rëndësishëm për përkufizimin e drejtimit të saj të mëtejshëm politik, organizativ dhe programor.

Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së mbajti sot mbledhjen e radhës, gjatë së cilës, siç theksohet në kumtesën e partisë, u zhvillua një diskutim i gjerë mbi zhvillimet aktuale politike në vend dhe mbi dinamikat që lidhen me proceset reformuese dhe sfidat me të cilat përballet vendi në këtë periudhë.

"Anëtarët e Këshillit analizuan drejtimet strategjike të politikës së brendshme dhe të jashtme, duke riafirmuar rolin e BDI-së si faktor stabiliteti dhe partneri kryesor i proceseve euroatlantike. Pjesa qendrore e mbledhjes iu kushtua përgatitjeve për Kongresin e V-të të Bashkimit Demokratik për Integrim, një moment i rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit të mëtejshëm politik, organizativ dhe programor të partisë. U vlerësua se Kongresi përfaqëson një proces kyç për vizionin politik, forcimin e mekanizmave të brendshëm demokratikë dhe përgatitjen e strukturave për sfidat e reja", theksojnë nga BDI-ja.

Në periudhën e ardhshme, siç është paralajmëruar, BDI do të intensifikojë aktivitetet organizative në të gjitha nivelet, me qëllim që Kongresi të mbahet me transparencë të plotë, efikasitet dhe përfshirje të të gjithë delegatëve dhe forumeve partiake. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR