• e premte, 05 dhjetor 2025

BDI denoncon mashtrimin e madh që i është bërë Tetovës - farsën e Bilall Kasamit me ndërtimin e stadiumit të qytetit

BDI denoncon mashtrimin e madh që i është bërë Tetovës - farsën e Bilall Kasamit me ndërtimin e stadiumit të qytetit

Shkup, 23 gusht

Të nderuar qytetarë dhe përfaqësues të mediave

Në këtë konferencë për shtyp do të denoncojmë mashtrimin e madh që i është bërë Tetovës – farsa e Bilall Kasamit me ndërtimin e stadiumit të qytetit. Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vitin e kaluar, në prag të zgjedhjeve parlamentare, në një shfaqje të turpshme me një eskavator e goditi tribunën e tifozëve në stadiumin e Tetovës, kinse duke filluar punimet për ndërtimin e stadiumit të ri. Sot, pas më shumë se një vit nga ajo skenë e turpshme, ajo pjesë e tribunës mbeti e prishur, punimet janë ndaluar dhe asgjë nuk është bërë. Asnjë gur nuk është lëvizur. Stadiumi nuk u bë realitet për qytetitin.

Tani, kur afrohen zgjedhjet lokale, Kasami po përdor sërish të njëjtën shfaqje mashtrimi. Pa asnjë punë konkrete, ai shfaqet me deklarata propagandistike duke e fryer inteligjencën e qytetarëve të Tetovës me premtimet e njëjta boshe, sikur para një viti. Një vit më parë e shkatërroi tribunën e tifozëve, ndërsa sot në vend që të ndërtoj, ai vazhdon të shes iluzione dhe mashtrime. Ky nuk është vetëm mashtrim, por është tallje me inteligjencën e tetovarëve dhe abuzim me ndjenjat e mijëra tifozëve të Shkëndijës, të cilët prej vitesh presin një stadium të denjë për klubin dhe qytetin e tyre.

Tetova është lodhur nga gënjeshtrat, është lodhur nga skenat propagandistike dhe është lodhur nga një kryetar që, në vend që të ndërtojë, shkatërron, e më pas shfaqet si shpëtimtar.

I bëjmë thirrje Bilall Kasamit, të cilit i kanë mbetur edhe disa ditë në krye të komunës së Tetovës, që të jep përgjegjësi për premtimet e parealizuara që i kujtohen vetëm kur ka zgjedhje dhe për bllokimin e fondeve për ndërtimin e stadiumit në Kuvend, nga VLEN dhe partnerët e tyre në Qeveri.

Qytetarët e Tetovës nuk kanë stadium, por kanë një kryetar që i ka mashtruar dhe vazhdon t’i mashtrojë. Tetova meriton një kryetar që ndërton, jo një kryetar që gënjen.

BDI

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR