• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

BDI: A ka më poshtërim të madh për shqiptarët se kur përfaqësuesit e tyre, në vend që t’i mbrojnë, i dërgojnë drejt burgjeve dhe dënimeve të rënda për të mbuluar dështimet e tyre?

BDI: A ka më poshtërim të madh për shqiptarët se kur përfaqësuesit e tyre, në vend që t’i mbrojnë, i dërgojnë drejt burgjeve dhe dënimeve të rënda për të mbuluar dështimet e tyre?

Shkup, 1 dhjetor 2024 

Deklaratat e fundit nga përfaqësuesit e partisë jolegjitime shqiptare në këtë qeveri antishqiptare janë një akt tradhtie ndaj çdo shqiptari dhe ndaj çdo familjeje shqiptare. Kur thonë se arrestimi i 17 të rinjve shqiptarë "shkaterroi një plan të organizuar të destabilizimit nga BDI", ata hapin dyert për trajtimin e këtyre të rinjve si pjesë e një grupi të organizuar kriminal – një akuzë që sipas Kodit Penal sjell vite të tëra burg. Nuk mjafton që këta të rinj janë viktima të një qasjeje diskriminuese të institucioneve shtetërore, tani edhe ata që pretendojnë se i përfaqësojnë shqiptarët po i tradhtojnë dhe po i shtyjnë drejt shkatërrimit të jetës së tyre dhe familjeve të tyre.

Kush do të mbajë përgjegjësi për këto 17 familje shqiptare që sot janë në ankth për të ardhmen e fëmijëve të tyre? Kush do të mbajë përgjegjësi për lotët e nënave dhe për ndjenjën e pafuqisë që po përjetojnë këto familje? Si mundet një parti shqiptare të flasë për "plan të organizuar" duke e ditur se kjo retorikë po i rëndon akuzat dhe po i dëmton këta të rinj?

Këta të rinj në vend që të mbrohen nga ata që e kanë për detyrë, po sakrifikohen për interesa të ulëta politike. Çdo familje shqiptare sot duhet të ndjejë dhimbjen e këtyre prindërve dhe të kuptojë se kjo nuk është vetëm një çështje personale, por një sulm ndaj dinjitetit të të gjithë shqiptarëve në këtë vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbrojë çdo të ri shqiptar nga këto akuza të pabaza dhe nga kjo qasje e padrejtë. Ne nuk do të lejojmë që jeta e 17 familjeve shqiptare të shkatërrohet për të mbuluar dështimet e të paaftëve që sot pretendojnë të jenë zëri i shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë nevojë për përfaqësues që i shesin dhe i tradhtojnë, por për udhëheqës që i mbrojnë dhe i respektojnë.

Çdo shqiptar sot duhet të qëndrojë krah këtyre familjeve dhe të dërgojë një mesazh të qartë: nuk do të lejojmë më që dinjiteti ynë të përdhoset dhe të nëpërkëmbet.

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR