• e premte, 22 nëntor 2024

BBC: Së paku 66 të arrestuar në demonstratat në Izrael

BBC: Së paku 66 të arrestuar në demonstratat në Izrael

Jerusalem, 11 korrik 2023 (MIA) - Policia izraelite u përlesh me demonstrantët gjatë protestave të mëdha kundër planeve kontroverse për reforma në gjyqësi. Policia përdori topa uji për t'i shpërndarë demonstratat nga autostrada kryesore. Sipas BBC-së, së paku 66 persona janë arrestuar në demonstratat në vend.

Protestat filluan herët në mëngjes, kur dmeonstruesit tentuan ta pengojnë komunikacionin në Jerusalem me valvitje të flamujve, djegie të flakadanëve dhe brohoritje të parullave.

Në provincën veriore Herclija, demonstrantët dogjën goma në mes të udhëkryqit, ndërsa një grup i veteranëve mbajtën protesta brenda rerminalit të aeroportit ndërkombëtar Ben Gurion.

Brenda në ndërtesën e Parlamentit në Jerusalem, mu para se deputët të votojnë për ligjin kotnriovers, demonstrantët tentuan të ngjiten për dyshemenë drejt hyrjes në sallë, para se të nxirreshin nga rojet.

Qëllimi i kryeministrit izraelit, Benjamijn Netanjahu për ta reformuar sistemin  juridik, me çka kufizohet autorizimi i Gjykatës supreme për t'i anuluar vendimet e miratuara nga Qeveria, ministrat dhe Parlamenti nëse i konsideron si të "pamatura", çoi drejt protestave masive në Izrael nga janari i këtij viti. 

Foto: ЕPА/Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR