• e hënë, 08 korrik 2024

BBC: Hamas ka vendosur kushte të reja për lirimin e pengjeve

BBC: Hamas ka vendosur kushte të reja për lirimin e pengjeve

Londër, 23 nëntor 2023 (MIA) - Korrespondentja e BBC-së ka njoftuar se përmes kontakteve në qeverinë izraelite ka marrë informacion se Hamasi ka vendosur kushte të reja për lirimin e pengjeve të marrë peng më 7 tetor.

Ajo theksoi se për momentin është e paqartë se cilat janë kërkesat e reja që Hamasi ia ka vendosur Izraelit.

Me ndërmjetësim të Katarit, Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje për armëpushim katërditor, sipas të cilit Hamasi do të kthejë 50 pengje në Izrael, ndërsa 150 të burgosur palestinezë do të lirohen.

Armëpushimi i përkohshëm është dashur të fillojë në ora 10 të këtij mëngjesi, por armata izraelite mbrëmë njoftoi se shkëmbim-zjarri do të vazhdojë deri të premten, pa sqarime shtesë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR