• e hënë, 23 dhjetor 2024

BB dhe FMN duan të rrisin financimin e krizës

BB dhe FMN duan të rrisin financimin e krizës

Uashington, 22 qershor 2023 (MIA) - Banka Botërore (BB) do të lehtësojë financimin e vendeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore, njoftoi BB, pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi se ka arritur qëllimin për të siguruar 100 miliardë dollarë për vendet e rrezikuara.

Dy njoftimet u bënë në një mbledhje me dyzet liderë në Paris, duke përfshirë dhjetëra nga Afrika, kryeministrin kinez dhe presidentin brazilian.

Qëllimi i takimit ishte t'i jepte një vrull të ri financimit global për të ndihmuar vendet në zhvillim të zbusin borxhin, të reformojnë sistemet financiare të pasluftës dhe të lirojnë fonde për të luftuar ndryshimet klimatike.

“Është e qartë se arkitektura financiare ndërkombëtare ka dështuar në misionin e saj për të ofruar një rrjet global sigurie për vendet në zhvillim”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, duke e quajtur sistemin të vjetëruar, jofunksional dhe të padrejtë.

Udhëheqësit duan të bëjnë presion ndaj bankave ndërkombëtare të zhvillimit si BB për të rritur disponueshmërinë e kapitalit.

Presidenti francez Emmanuel Makron, i cili ishte nikoqir i takimi, tha se është koha për të vepruar përpara se të humbë besimi.

Qëllimi i takimit është të përcaktojë planet për 18 deri në 24 muajt e ardhshëm, për çështje të tilla si reduktimi i borxhit dhe financimi kundër katastrofave klimatike.

Për shkak të pandemisë kovid-19, një numër i madh i vendeve më të varfra janë zhytur në një krizë borxhi. Ata pritet të vazhdojnë të përmbushin detyrimet e tyre pavarësisht tronditjeve të mëdha në financat e tyre. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR