• e diel, 22 dhjetor 2024

Baza e fshehtë e Gardës revolucionare të Iranit u dëmtua në sulmin izraelit

Baza e fshehtë e Gardës revolucionare të Iranit u dëmtua në sulmin izraelit

Dubai, 29 tetor 2024 (MIA) - Sulmi izraelit ndah Iranit me siguri e dëmtoi bazën e Gardës paraushtarake revolucionare iraniane e cila prodhon raketa balistike dhe lanson raketa për programin bërthamor, lajmërojnë agjencitë e huaja.

Siç është cekur, dëmtimi i bazës Sahrud inicon çështje të reja lidhur me sulmin izraelit të shtunën, posaçërisht sepse ai ishte i kahëzuar drejt rajonit që paraprakisht ishte përmendur nga Teherani, ndërkaq i cili e prëfshin Gardën revolucionare, fuqi e madhe në Iran.

Garda revolucionare iraniane tani për tani nuk e komenton dëmin e mundshëm të pësuar në sulmin izraelit.

Irani vetëm i konfirmoi sulmet izraelite në provincat Ilam, Kuzestan dhe Teheran, ndërkaq jo edhe në provincën rurale Semnan ku ndodhet baza. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR