• e shtunë, 06 korrik 2024

Bastisje në veri të Mitrovicës, policia gjen armë dhe mjete eksploduese

Bastisje në veri të Mitrovicës, policia gjen armë dhe mjete eksploduese

Prishtinë, 14 tetor 2023 (MIA) - Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka gjetur armë, mjete eksploduese dhe pajisje të tjera gjatë bastisjeve të kryera sot në veri të Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë për mediat se bastisjet janë kryer në shtatë lokacione të ndryshme në veri.

"Bastisjet janë kryer në tri lokacione në Mitrovicën Veriore, tre në Zveçan dhe një në Banjskë. Në vendin e njohur si "Tre Rrokaqiejt" në Mitrovicën Veriore, janë gjetur armë, mjete eksploduese dhe pajisje tjera", informon Elshani.

Më 24 shtator, polici Afrim Bunjaku u vra në një sulm të një grupi serb të armatosur dhe të uniformuar. Në aksionin e mëvonshëm të policisë, në përleshjet rreth manastirit ortodoks të Banjskës afër Zveçanit, tre nga sulmuesit vdiqën, ndërsa pjesa tjetër arritën të shpëtojnë. ia/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR