• e premte, 05 dhjetor 2025

Bastisje në Strumicë, gjendet drogë, privohet nga liria një person

Bastisje në Strumicë, gjendet drogë, privohet nga liria një person

Strumicë, 19 maj 2025 (MIA) - Nëpunësit policorë nga SPB Strumicë mbrëmë në orën 21:35 e privuan nga liria Z.R. (53) nga Strumica.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe fara të bimës së kanabisit.

Sipas informacioneve të policisë, personi është ndaluar në Stacionin policor -Strumicë, ndërsa për ngjarjen u njoftua prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike - Strumicë. Pas dokumentimit të rastit kundër Z.R. do të ngritët kallëzim përkatës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR