Bastisje në Shkup për dyshime për fajde dhe pastrim parash
- Një aksion i koordinuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) po kryhet sot në Shkup. Aksioni përfshin bastisje në disa lokacione dhe është i drejtuar ndaj personave të dyshuar për krime të rënda, përfshirë fajde dhe pastrim parash.
- Post By Sara Ademi
- 13:14, 22 tetor, 2025
Shkup, 22 tetor 2025 (MIA) - Një aksion i koordinuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) po kryhet sot në Shkup. Aksioni përfshin bastisje në disa lokacione dhe është i drejtuar ndaj personave të dyshuar për krime të rënda, përfshirë fajde dhe pastrim parash.
Nga PTHP NKOK informojnë se ekziston dyshim i arsyeshëm për aktivitete inkriminuese dhe më shumë informacion do të publikohet pas përfundimit të aktiviteteve operative.
"Nën udhëheqjen e një prokurori nga PTHP NKOK, njësitet e Ministrisë së Punëve të Brendshme po kryejnë bastisje në disa lokacione në Shkup. Bëhet fjalë për të dyshuar për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer veprën penale të fajdesë dhe pastrimit të parave. Më shumë detaje do të ndahen me publikun pas përfundimit të operacionit", njofton Prokuroria. sa/
Foto: MIA Arkivi