Bastisje në Shkup dhe Kumanovë, shkak "keqpërdorimi i detyrës zyrtare"
- Për shkak të dyshimit për veprën penale "keqpërdorim të detyrës zyrtare", Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë themelore publike Shkup, po kryen bastisje në Shkup, Kumanovë dhe vende të tjera, informoi sot Prokuroria publike.
- Post By Fami Bajrami
- 11:11, 25 nëntor, 2025
Kumanovë, 25 nëntor 2025 (MIA) - Për shkak të dyshimit për veprën penale "keqpërdorim të detyrës zyrtare", Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë themelore publike Shkup, po kryen bastisje në Shkup, Kumanovë dhe vende të tjera, informoi sot Prokuroria publike.
"Në koordinim me Prokurorinë themelore publike Shkup është duke u zhvilluar aksion policor me bastisje në Shkup, Kumanovë dhe vende të tjera, për shkak të dyshimit për veprën penale; 'keqpërdorim të detyrës zyrtare'", konfirmoi Prokuroria publike.
Prej atje më shumë informacione paralajmërojnë pas përfundimit të operacionit.
Foto: arkivi i MIA-s