• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bashkëshortja e Navalnit është zotuar se do ta vazhdojë luftën e burrit të saj, akuzon Putinin për vdekjen e tij

Bashkëshortja e Navalnit është zotuar se do ta vazhdojë luftën e burrit të saj,  akuzon Putinin për vdekjen e tij

Varshavë, 19 shkurt 2024 (MIA) - E veja e liderit të opozitës ruse Aleksej Navalni, Julija Navalni, në një video të publikuar sot premtoi se do të vazhdojë me punën e bashkëshortit të saj, duke e akuzuar presidentin rus Vlladimir Putin për "vrasjen e tij".

"Para tri ditësh Vladimir Putin e vrau burrin tim Aleksej Navalni. Putini e vrau babain e fëmijëve të mi. Me të (Putini) dëshironte ta vrasë shpresën tonë, lirinë tonë, të ardhmen tonë", tha ajo në një video të postuar në rrjetet sociale.

Derisa ishte në burg, siç tha ajo, "Navalni është "keqtrajtuar, u shkëput nga bota", por megjtihatë nuk u dorëzua.

"Burri im nuk mund të thyhej, prandaj Putini e vrau", deklaroi Julija Navalni.

Ajo premtoi se ekipi i saj do të zbulojë se kush dhe nën cilat rrethana e ka kryer veprën.

"Do ta vazhdoj punën e Aleksej Navalnit. Do të vazhdoj për vendin tonë, me ju. Dhe ju ftoj të gjithëve të jeni me mua... Nuk është turp të bësh pak, turp është të mos bësh asgjë, turp është të lejosh t'ju trembin", tha Julija Navalni.

Julija, e cila jeton në ekzil, sot në Bruksel duhet të takohet me ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së.

Aleksej Navalni kundërshtari kryesor i Putinit, vdiq të premten në burgun në Arktik ku e vuante dënim 19-të vjeçar me burg. Nënën së tij edhe sot nuk i lejohet qasja te kufoma, për të tretën ditë radhazi ajo po tenton me avokatët të arrijë tek trupi i djalit të saj, njoftuan nga ekipi i opozitarit të ndjerë.

Ekipi i Navalnit e akuzon Kremlinin se e ka "vrarë dhe se tani përpiqet të fshehë gjurmët".

Zëdhënësja e Navalnit, Kira Jarmish, deklaroi se Komiteti Hetues i obliguar për hetimet kryesore në Rusi ka publikuar se "hetimet" për vdekjen e Navallnit janë vazhduar pa detaje shtesë.

Sipas autoriteteve ruse të burgut, Aleksej Navalni vdiq të premten pasi u sëmur pa pritur  pas një shetitjeje. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR