• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bashkëpunëtorja e Navalnit: Ishte afër lirimit, është dashur të shkëmbehet për një oficer të FSB-së

Bashkëpunëtorja e Navalnit: Ishte afër lirimit, është dashur të shkëmbehet për një oficer të FSB-së

Moskë, 26 shkurt 2024 (MIA) - Politikani opozitar rus Aleksej Navalni ka qenë afër lirimit, përmes shkëmbimti të të burgosurve, deklaroi Maria Pevçik, bashkëpunëtore e Navalnit, duke i përsëritur pohimet se ai është vrarë nga presidenti Vladimir Putin.

Pevçek tha se bisedimet për shkëmbim të Navalnit dhe dy shtetasve anonimë amerikanë për vadim Krasiko v, nga shërbimi rus i sigurisë FSB në burgun në Gjermani kanë qenë në fazën përfundimtare në momentin e vdekjes së tij.

Navalni ka vdekur në një burg të premten më 16 shkurt, ndërsa Shërbimi federal ndëshkues-pëmirësues për qarkun Jamalo-Nenecki njoftoi se është ndjerë keq pas shëtitjes së mëngjesit dhe e ka humbur vetëdijen, pas së cilës është rianimuar pa sukses.

Navalni ka vuajtur dënim me burg prej 30 vjetëve, ndër të tjera, për siç theksohet në një nga aktgjykimet e gjykatës ruse, për themelimin dhe financimin e organizatës ekstremiste dhe aktivitetet e saj, ndërsa ka qenë i njohur edhe si kritik i rreptë i Kremlinit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR