• e diel, 22 dhjetor 2024

Basha: Berisha jo më në PD! Nuk do ketë njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë

Basha: Berisha jo më në PD! Nuk do ketë njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë
Tiranë, 18 dhjetor 2021 (MIA) - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të shtunën deklaroi se forca që drejton do të jetë një nga subjektet më të pastra në Shqipëri, duke mos lejuar në radhët e saj dhe në ekipet drejtuese njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare, transmeton Top çaneli. “Është një kënaqësi t’ju shoh sot të gjithë bashkë, në një ditë ku kemi shumë për të thënë, e cila në këtë ditë reflektimi, bashkimi dhe vendimi për të zgjedhur të bashkuar rrugën e të ardhmes. Nuk jemi mbledhur për t’i rrahur shpatullat njëri-tjetrit, por për të thënë disa të vërteta që për shumë gjatë nuk i kemi shqiptuar, apo vetëm i kemi belbëzuar. E di që disa mezi presin t’i dëgjojnë, e di po ashtu se disa të tjerë mund të mërziten prej tyre. Por sot jemi mbledhur në emër të së vërtetës”, tha ai. Kryedemokrati tha se si do të jetë Partia Demokratike sot do të jetë Shqipëria nesër. “Që ne të bëhemi bindës për shqiptarët, që ne të rikthejm besimin e shqiptarëve tek Partia Demorkatike, duhet të guxojmë tu themi atyre se “si do jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër”. Ky është një akt i madh i guximshëm, pasi do të na duhet ta provojmë sot se cfarë do Shqipëria. Dhe ne do tua provojmë. Do të jemi partia më e pastër në Shqipëri në përbërje të saj, duke mos lejuar në rradhët tona dhe në ekipet drejtuese të PD, njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare. Dhe duhet të biem dakord sot për këtë standart i cili do të përfshijë këto kategori”, tha ai. Për kreun e demokratëve në strukturat drejtuese të PD-së nuk do të ketë njerëz që kanë lidhje me histori të dhimbshme të shqiptarëve që ka qenë diktatura komuniste. Ai tha se historia e gjenocidit komunist në Shqipëri, nuk do gjejë kurrë jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim dhe atë parti. “Nuk do të lejojmë në strukturat drejtuese të PD, njerëz të inkriminuar, në cfarëdo veprimtari kriminale gjatë këtyre tridhjetë viteve, që janë bërë objekt i dënimeve penale, për krime ndaj qënieve njerëzore, krime ekonomie, vepra penale apo përfshirje në organziata kriminale. Dhe këto jo vetëm për që do bëhen të zgjedhurit e popullit shqiptar por dhe të zgjedhurit brenda PD. Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër”, tha ai. Ai tha se nuk do të lejohet që në strukturat e PD-së njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë, me devijime populiste dhe nacionizma të verbër që synojnë destabilizim të rajonit dhe krijojnë pasiguri për të ardhmen e Shqipërisë. “PD duhet të jetë garancia e shqiptarve që do të jetojnë në një vend me sytë mendjen dhe trupin në Perëndim. Si do tëj jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër”, tha Basha. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR