• e hënë, 23 dhjetor 2024

Basha është rikthyer në skenën politike, me aspirata për t'u rikthyer në pozicionin drejtues në PD

Basha është rikthyer në skenën politike, me aspirata për t'u rikthyer në pozicionin drejtues në PD

Tiranë, 23 qershor 2023 (MIA) - Pas pak më shumë se një viti heshtje dhe mungesë nga skena politike shqiptare, u rikthye ish-lideri i Partisë Demokratike (PD) më të madhe në opozitë, Lulzim Basha me aspirata për t'u rikthyer në postin e lartë, nga i cili u tërhoq më 21 mars të vitit të kaluar.

Kryesia e Partisë Demokratike zyrtare (është edhe fraksioni i Sali Berishës, që është më i shumtë) konfirmoi kandidaturën e Gjerg Hanit në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike.

"Miratimi i kandidaturave për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike shënon një moment vendimtar për familjen tonë politike. Në prag të çeljes së garës, ne ftojmë çdo demokrat të jetë pjesë aktive e saj dhe e procesit të riorgnizimit, nëpërmjet të cilit do të ngrihemi në lartësinë e vlerave dhe aspiratave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua në Dhjetor të vitit 1990, si forca e parë pro-perëndimore dhe si shpresa e shqiptarëve për ndryshim", qëndron në kumtesën e partisë.

Gjithashtu, nisur nga zhvillimet e fundit brenda forcës sonë politike, Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike. Ne ftojmë çdo anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike të jetë pjesë e jetës institucionale dhe t’i japë zë çdo shqetësimi që mund të ketë brenda mandatit me të cilin është ngarkuar nga anëtarësia.

Të dy kandidatët e nisin fushatën e tyre nesër, më 24 qershor, e cila parasheh që kandidatët të vizitojnë organizatat komunale për të biseduar me demokratët, ndërsa zgjedhjet me parimin “një anëtar një votë” do të jenë në fund të muajit të ardhshëm.

Përndryshe, Basha pas keqkuptimeve të mëdha, kryesisht me Sali Berishën, Basha dha dorëheqjen dhe gjatë shpalljes së vendimit tha se “po bën një hap prapa për t’i dhënë mundësinë PD-së të ngrihet pas krizës së rëndë që ndodhet”.

Dyzet e nëntë vjeçari Basha erdhi në krye të partisë pas humbjes së partisë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, kur Sali Berisha dha dorëheqjen.

Në dy ciklet radhazi të zgjedhjeve parlamentare, 2017 dhe 2021, partia pësoi disfatë dhe në vitin 2019, në krye të opozitës së bashkuar, bojkotoi zgjedhjet lokale. Dhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të pjesshme për kryetarët e gjashtë bashkive, të zhvilluara më 6 mars të vitit të kaluar, kandidatët e PD-së nuk fituan asnjë post kryetar bashkie. Në vend të tyre, kryetar bashkie fitoi kandidati i krahut të drejtuar nga Sali Berisha, i cili u shkëput nga partia pasi Basha e përjashtoi nga të gjitha strukturat partiake pasi u shpall persona non grata nga SHBA-ja.

Zgjedhjet e parakohshme duket s derdhën kupën e pakënaqësisë, ndaj dorëheqjen e tij kanë filluar të kërkojnë edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, të cilët një nga një kanë dhënë dorëheqje nga postet partiake dhe një numër i madh i deputetëve kanë deklaruar se do të jenë kandidatë të pavarur, por më vonë u bashkuan me fraksionin e Berishës.

Foto: Fejsbuk.

QËNDRONI TË LIDHUR