Baro: Operacionet ushtarake amerikane në Detin e Karaibeve e shkelin të drejtën ndërkombëtare
- – Franca është e shqetësuar për operacionet ushtarake amerikane në Detin e Karaibeve sepse ata e shkelin të drejtën ndërkombëtare, deklaroi shefi i diplomacisë franceze Zhan – Noel Baro, transmetuan mediat britanike.
- Post By Fitore Curri
- 10:03, 12 nëntor, 2025
Paris, 12 nëntor 2025 (MIA) – Franca është e shqetësuar për operacionet ushtarake amerikane në Detin e Karaibeve sepse ata e shkelin të drejtën ndërkombëtare, deklaroi shefi i diplomacisë franceze Zhan – Noel Baro, transmetuan mediat britanike.
Ushtria amerikane deri më tani kreu të paktën 19 sulme mbi anije për të cilat dyshohet se merren me tregti me drogë në Detin e Karaibeve dhe në bregun e Paqësorit në Amerikën Latine, me çka humbën jetën të paktën 76 persona.
“Me shqetësim i ndjekim operacionet ushtarake në rajonin e Karaibeve sepse ato e shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe sepse Franca ka prani në këtë rajon përmes territoreve të saja tejoqeanike”, tha Baro në margjinat e takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të G7 në Kanada.
“Për këtë ata mund të goditen nga paqëndrueshmëria e shkaktuar nga çfarëdo lloj përshkallëzimi, të cilin dukshëm duam ta shmangim”, shtoi ai.
Përfaqësuesit amerikanë paraprakisht deklaruan se aeroplanmbajtësja më e madhe në botë “USS Xherald Ford”, u zhvendos në rajon, duke shtuar se tetë anijeve ushtarake, nëndetësja bërthamore dhe aeroplanë luftarakë F-35 që tashmë gjenden në Karaibe. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s