• e hënë, 23 dhjetor 2024

Barak dhe Mishel Obama janë përfshirë në fushatën e Kamalla Harrisit për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Barak dhe Mishel Obama janë përfshirë në fushatën e Kamalla Harrisit për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Uashington, 18 tetor 2024 (MIA) - Demokratja Kamala Harris për herë të parë do të bëjë fushatë së bashku me Barak dhe Mishel Obaman në ngjarje të veçanta javën e ardhshme, me qëllim që të japë energji politike në hovin e fundit para zgjedhjeve në nëntor, deklaroi një përfaqësues i lartë i fushatës së saj.

Ish presidenti dhe bashkëshortja e tij ende janë mjaftë të popullarizuar mes demokratëve dhe pritet të jenë efikasë në përkrahjen për Harrisin në pjesën e fundit të fushatës para zgjedhjeve presideciale më 5 nëntor.

Anketat tregojnë se gara presidenciale mes Harrisit dhe kundërkandidatit republikan Donald Tramp ende është shumë e ngushtë.

Mishel Obama për herë të parë do të merr pjesë në këtë fushatë zgjedhore dhe do të paraqitet me Harrisin të shtunën, më 26 tetor, në Miçigen. Në Konventën demokratike kombëtare në Çikago më herët këtë vit, ish zonja e parë e akuzoi Trampin për përhapjen e druarjes në rrugën drejt pushtetit.

Barak Obama do të zhvillojë fushatë m Harrisin të enjten në Xhorxhia. Gjatë ditëve të ardhshme, Obama do të vazhdojë me fushatën e tij në Tuson, Las Vegas, Detroit dhe Medison. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR