• e shtunë, 23 nëntor 2024

Banorët e Gostivarit nesër do ta dërgojnë ndihmën humanitare në Turqi

Banorët e Gostivarit  nesër do ta dërgojnë ndihmën humanitare në Turqi

Gostivar, 8 shkurt 2023 (MIA) - Qytetarët e Gostivarit dhe vendbanimeve përreth po zhvillojnë një aksion humanitar për mbledhjen e ndihmës humanitare dhe solidarizohen me të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Me iniciativën e një grupi qytetarësh, mbrëmë ka nisur grumbullimi i ushqimeve, veshmbathjeve, batanijeve, ngrohësve e të tjera që do t'u dërgohen banorëve të zonave të prekura.

Sot sheshi i qytetit është vend grumbullimi dhe në sallën e sporteve  renditen dhe paketohen.

"U organizuam me iniciativën tonë dhe thirrja jonë mori një përgjigje të madhe. Njerëzit tanë vërtet u solidarizuan dhe treguan humanizëm të madh", thotë Jusufi, një nga nismëtarët.

Ai përmend se tashmë janë grumbulluar mjaft ushqime të konservuara dhe ka më shumë nevojë për batanije, jorganë dhe lloje të tjera të shtratit.

Gjatë gjithë ditës dhe pasditen e sotme, sheshi i qytetit është mbushur me qytetarë që sjellin ndihma dhe ndihmojnë në sistemimin e sendeve të dhuruara.

Një grup i veçantë vullnetarësh punon gjithë ditën në sallën sportive. Enes Menga, drejtor i sallës “Rinia”, thotë se nga informacionet që marrin nga Turqia, aktualisht ka nevojë më të madhe për batanije dhe pelena për foshnje, ka apeluar që të mos sillen shumë gjëra të vjetra.

Ai përmendi se edhe mbrëmë dhjetëra vullnetarë filluan t'i klasifikojnë donacionet dhe t'i paketojnë ato.

Sipas njoftimeve, mjetet e grumbulluara do të ngarkohen në kamionë deri nesër në mëngjes dhe do të dërgohen direkt në Turqi, konkretisht në pikën e grumbullimit në Stamboll. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR