• e premte, 05 dhjetor 2025

Banka Zhvillimore pagoi këstin e parë në vlerë 10.4 milionë euro për Bankat komerciale për projekte të 47 kompanive

Banka Zhvillimore pagoi këstin e parë në vlerë 10.4 milionë euro për Bankat komerciale për projekte të 47 kompanive

Shkup, 6 mars 2025 (MIA) - Banka Zhvillimore sot ka paguar këstin e parë në vlerë prej 10,4 milionë euro për Bankat komerciale për projektet e 47 kompanive, nga linja e re kreditore për investime dhe zhvillim.

"Struktura sipas llojit të investimit nga kësti është si vijon: 48% në ndërtim, 22% në pajisje, 10% në burime të rinovueshme të energjisë dhe 20% investime në mjete transporti. Këto fonde mbështesin 3 kompani mikro, 25 të vogla, 11 të mesme dhe 8 kompani të mëdha në vend. Kësti më së shumti mbështet kompanitë në sferën e prodhimit me një shumë prej 3 milionë euro", kumtoi Kabineti i Bordit të drejtorëve.

Kësti i parë, thuhet në kumtesë, është përpunuar dhe paguar në kohë sa më të shpejtë, me faktin se Marrëveshjet kornizë me bankat janë nënshkruar pas datës 31.01. 2025.

Banka Zhvillimore, bëhet e ditur, punon intensivisht gjatë kësaj periudhe për tërheqjen e këstit të dytë, në përputhje me kërkesat për tërheqje të mjeteve nga bankat, për projektet e miratuara për investime dhe zhvillim të kompanive.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR