• e hënë, 23 dhjetor 2024

Banka Qendrore e Shqipërisë ka rritur për 0.25 për qind normën e interesit

Banka Qendrore e Shqipërisë ka rritur për  0.25 për qind normën e interesit

Tiranë, 1 nëntor 2023 (MIA) - Banka Qendrore e Shqipërisë sot e ka rritur normën bazë të interesit për 0,25 për qind dhe tani arrin 3,25 për qind.

Guvernatori Gent Sejko këtë vendim e argumentoi me faktin se "kriza me çmimet vazhdon fuqishëm të ndjehet".

Rritja e fundit e normës bazë të interesit, me përqindje identike prej 0,25 për qind ishte në mars kur nga 2,75 për qind u rrit në tre për qind "si një hap të sigurohet stabiliteti ekonomik dhe financiar në vend".

"Bordi Mbikëqyrës i Bankës vendosi gjithashtu rritjen për 0.25 për qind të normës së interesit njëditor të kredisë, duke e çuar atë në nivelin prej 4.25 për qind. Gjithashtu ka rritur për  0.25 për qind normën e interesit të depozitave njëditore dhe tani është 2.25 për qind", tha Sejko.

Banka parashikon në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm niveli i inflacionit të arrijë tre për qind.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara, që i referohen muajit shtator, sipas Institutit shqiptar për Statistikë (INSTAT) niveli i inflacionit arrinte 4,1 për qind që ishte për 0,1 për qind më i lartë nga muaji gusht. sa/

foto: ueb faqja e BQ 

QËNDRONI TË LIDHUR