• e diel, 22 dhjetor 2024

Banka Botërore: Tërmetet në Turqi kanë shkaktuar dëm prej mbi 34 miliardë dollarë

Banka Botërore: Tërmetet në Turqi kanë shkaktuar dëm prej mbi 34 miliardë dollarë

Uashington, 27 shkurt 2023 (MIA) - Tërmeti me intensitet prej 7,8 ballë sipas Rihterit dhe të tjerët të njëpasnjëshme që ndodhën pas, të cilat e kanë goditur Turqinë jugore më 6 shkurt, shkakuan dëm prej mbi 34 miliardë dollarë, vlerësoi sot Banka Botërore.

Prej këtij institucioni njoftuan se në vlerësimin nuk janë marrë parasysh harxhimet për rikonstruim, të cilat me siguri do të jenë dyfish më të mëdha. Po ashtu, nuk janë marrë parasysh dëmet e shkaktuara në pjesën veriore të Sirisë, e cila, po qashtu është goditur nga tërmetet.

"Kjo katastrofë na përkujton se Turqia është në zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe se është e domosdoshme ta përforcojë rezistencën edhe të infrastrukturës private edhe atë publike. Banka Botërore është e përkushtuar për përkrahje të përpjekjeve të Turqisë në këtë drejtim", thuhet në kumtesë.

Rreth 10.000 dridhje të njëpasnjëshme kanë ndodhur nga 6 shkurti në Turqi, sipas Agjencisë publike turke për menaxhim me katastrofa. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR