• e enjte, 20 shkurt 2025

Banka botërore së shpejti do të publikojë vlerësimin e dëmeve materiale në Rripin e Gazës

Banka botërore së shpejti do të publikojë vlerësimin e dëmeve materiale në Rripin e Gazës

Uashington, 18 shkurt 2025 (MIA) - Banka Botërore do të publikojë vlerësimin e dëmeve të infrastrukturës në Gazë, së bashku me një vlerësim të azhurnuar të dëmeve në Ukrainë më 25 shkurt, deklaroi sot drejtoresha ekzekutive, Ana Bjerde.

Ajo theksoi se raporti për Gazën, i përgatitur së bashku me Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, do të japë një pasqyrë më të plotë të dëmeve të pësuar në enklavën palestineze në luftën me Izraelin, shkruan "Tajms of Izrael".

Raporti i publikuar nga Banka Botërore në prill tregoi se Gaza pësoi 18,5 miliardë dollarë dëme në infrastrukturën kritike në katër muajt e parë të luftës, publikoi Al Xhezira.

Vlerësohet se si rezultat të bombardimeve izraelite, gjithsej 60 për qind nga të gjitha ndërtesat në enklavë u dëmtuan ose u shkatërruan, ndërsa më rëndë është goditur Gaza, me shkatërrimin e 74 për qind të ndërtesave. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR