• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bandat po po përpiqen ta ndërmarrin kontrollin ndaj aeroportit kryesor në Haiti në sulmin e fundit në lokacione kyçe

Bandat po po përpiqen ta ndërmarrin kontrollin ndaj aeroportit kryesor në Haiti në sulmin e fundit në lokacione kyçe

Port-o-Prens, 5 mars 2024 (MIA) - Banda të armatosura rëndë janë përpjekur të kapin aeroportin kryesor ndërkombëtar të Haitit, "Tusen Luvertur" në një shkëmbim zjarri me policinë dhe njësitë ushtarake, mes përshkallëzimit të dhunës në vend dhe një pushimi masiv nga burgu.

Siç raportojnë agjencitë e huaja, një kamion i blinduar në pistën e aeroportit ka qëlluar në drejtim të bandave në përpjekje për t'i penguar ata të hyjnë në kompleks ndërsa dhjetëra punonjës u larguan.

Sulmi erdhi disa orë pasi autoritetet haitiane vendosën një shtetrrethim pasi bandat e armatosura pushtuan dy burgjet më të mëdha të vendit dhe liruan mijëra të burgosur.

Një gjendje e jashtëzakonshme 72-orëshe është shpallur mbrëmjen e së dielës.

Bandat besohet se kontrollojnë rreth 80 për qind të kryeqytetit Port-o-Prens. Ata gjithnjë e më shumë koordinojnë veprimet e tyre dhe zgjedhin objektiva për sulme, siç është Banka Qendrore.

Javën e kaluar, ambasada e SHBA tha se po pezullonte të gjitha udhëtimet zyrtare në vend. Mbrëmë ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që të largohen sa më shpejt nga vendi. Administrata e Xho Bajden, e cila ka refuzuar të dërgojë trupa në forcën shumëkombëshe në Haiti, ka ofruar mbështetje logjistike për vendin dhe tha se po monitoron me shqetësim situatën e përkeqësuar të sigurisë. mb/

 

 



QËNDRONI TË LIDHUR