• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ballkan ueb: Greqia e kushtëzon Shqipërinë në rrugën evropiane me lirimin e Belerit

Ballkan ueb: Greqia e kushtëzon Shqipërinë në rrugën evropiane me lirimin e Belerit

Tiranë, 9 korrik 2023 (MIA) - Ministri grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Gerapetritis e kushtëzoi rrugën e Shqipërisë drejt BE-së me lirimin e Fredi Belerit, duke shtuar se Shqipëria duhet ta respektojë sundimin e së drejtës nëse me të vërtetë dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane, lajmëroi agjencia shqiptare e lajmeve Ballkan ueb.

Sipas tij Greqia mbetet e përkushtuar në zhvillimin, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor edhe 20 vite pas Samitit në Selanik do të vazhdojë të ndërmarrë nisma për përshpejtim të rrugës së tyre evropiane dhe theksoi se do të bëjnë gjithçka për lirimin e Belerit.

"Sidomos në lidhje me Shqipërinë, do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për t’i dhënë fund paraburgimit të vazhdueshëm të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës nëse dëshiron vërtet të bëhet pjesë e familjes europiane”, u shpreh Gerapetritis.

Para dy ditëve zëdhënësi i Minsitrisë greke të Punëve të jashtme, deklaroi se "mbajtja e prefektit të qytetit shqiptar Himarë, Fredi Beleri, në paraburgim, është vendim i padrejtë i Qeverisë në Tiranë dhe është vërtetim i mosrespektimit të të drejtave të njeriut".

Menjëherë reagoi Minsitria shqiptare e për Evropë dhe Punë të Jashtme e cila e porositi Athinën zyrtare të "presp organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre".

Beleri u arrestua dy ditë para zgjehdjeve lokale, që u mbajtën më 14 maj, nën dyshimin për blerje të votave dhe ende ndodhet në paraburgim.

Ai në zgjedhje u rizgjodh prefekt i qytetit bregdetar Himarë, i banuar kryesisht me pjeëstarë të pakicës greke, së cilës i tkaon edhe Beleri. Atij iu refuzua kërkesa për arrest shtëpiak, që e parashtroi me qëllim për të dhënë betimin në ditën e kosntituimit të Këshillit të Komunës. ab/

foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR