Bajdeni udhëton për në Brazil, do ta vizitojë edhe Amazonën
- Presidenti aktual i SHBA-së, Xhozef Bajden sot do ta vizitojë Amazonën dhe do të bëhet presidenti i parë amerikan që do ta bëjë këtë, bëjnë të ditur mediat perëndimore.
- Post By Fami Bajrami
- 15:22, 17 nëntor, 2024
Lima, 17 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti aktual i SHBA-së, Xhozef Bajden sot do ta vizitojë Amazonën dhe do të bëhet presidenti i parë amerikan që do ta bëjë këtë, bëjnë të ditur mediat perëndimore.
Me vizitën në Amazonë, Bajdeni mëton të nxjerrë në pah rreziqet e ngrohjes globale të cilat shpesh janë injoruar nga Donald Trampi, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së i cili do ta marrë përsëri detyrën në janar dhe që tashmë ka premtuar se do të shfuqizojë masat për të luftuar ndryshimet klimatike.
Bajdeni udhëton nga samiti i Bashkëpunimit ekonomik aziatik-paqësor (APEC) në kryeqytetin e Perusë, Lima, në qytetin Manaus të Brazilit në samitin kushtuar ruajtjes së Amazonës dhe më pas në Rio de Zhaneiro në samitin e Grupit 20-të të ekonomive më të mëdha në botë të cilat do të merren me një sërë çështjesh - nga uria dhe varfëria deri te qeverisja globale dhe ndryshimet klimatike.
Shkencëtarët paralajmërojnë se ruajtja e Amazonës është esenciale për luftën kundër ndryshimeve klimatike për shkak të sasisë së madhe të dioksidit të karbonit që absorbojnë drunjtë në rajon.
Foto: EPA