• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Bajdeni u takua me liderët e shteteve ishuj të Oqeanit Paqësor

Bajdeni u takua me liderët e shteteve ishuj të Oqeanit Paqësor

Uashington, 25 shtator 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden në Shtëpinë e Bardhë ishte nikoqir i liderëve të shteteve ishuj të Oqeanit të Qetë.

Para se t'u dëshirojë mirëseradhje liderëve të tubuar në Forumin e 18-të të Ishujve në Paqësor, Bajdeni paralajmëroi njohjen diplomatike të dy vendeve të tjera ishullore të Paqësorit, Ishujt Kuk dhe Niue, nga ana SHBA-së.

"SHBA-ja është e përkushtuar për të siguruar një rajon të lirë, të hapur, me prosperitet dhe të sigurt indo-paqësor. Ne jemi të përkushtuar të punojmë me të gjitha vendet rreth kësaj tavoline për të arritur këtë qëllim", tha Bajdeni në ceremoninë. 

Vitin e kaluar, Uashingtoni premtoi se do t'u ndihmojë vendeve ishuj që të mbrohen nga detyrimi ekonomik nga ana e Kinës, ndërsa një deklaratë e përbashkët vendosi të përforcojë partneritetin e tyre, duke publikuar se ata ndajnë një vizion të një rajoni ku "demokracia mund të lulëzojë".

Shtëpia e Bardhë njoftoi se këtë vit do të përqëndrohet në prioritetet, siç janë ndryshimi i klimës, rritja ekonomike, zhvillimi i qëndrueshëm, shëndeti publik dhe lufta kundër peshkimit joligjor.

Në vitin 2022, Shtëpia e Bardhë njoftoi se SHBA-ja do të investojë më shumë se 810 milionë dollarë në programe të zgjeruara për ndihmë për ishujt në Oqeanin e Qetë. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR