• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bajdeni shpalli gjendje të fatkeqësisë natyrore për shkak të zjarreve në Havai, është përgatitur ndihmë federale

Bajdeni shpalli gjendje të fatkeqësisë natyrore për shkak të zjarreve në Havai, është përgatitur ndihmë federale

 Honolulu, 10 gusht 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xhozef Bajdeni sot  shpalli  gjendje të fatkeqësisë natyrore në Havai, që mundëson dërgimin e ndihmave federale, pasi në zjarret katastrofike në ishullin Maui në Havai, humbën jetën së paku 36 persona.

Ndihma federale në këtë rast përfshin grante për objekte të përkohshme dhe riparime të shtëpive, kredi  të lira për të mbuluar pronën e dëmtuar të pasiguruar dhe programe të tjera të ngjashme për banorët e Maui dhe firmat e prekura nga zjarri.

Bajdeni në telefon ka biseduar  me guvernatorin e Havaiit, Xhosh Grin dhe ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura dhe tokën e shkatërruar nga zjarret, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR