• e martë, 14 janar 2025

Bajdeni: SHBA po fiton në konkurrencën globale

Bajdeni: SHBA po fiton në konkurrencën globale

Uashington, 14 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan në largim Xho Bajden, në një fjalim mbrëmë në Departamentin e Shtetit, duke dhënë një pasqyrë të sukseseve diplomatike të administratës së tij, tha se "SHBA po fiton në konkurrencën globale" dhe se nuk do të arrihen ekonomikisht nga Kina siç është parashikuar më parë, ndërsa Rusia dhe Irani janë dobësuar nga luftërat në të cilat SHBA nuk kanë pjesëmarrje direkte.

Në fjalimin e tij një javë para largimit nga Shtëpia e Bardhë, presidenti vlerësoi punën e administratës së tij për zgjerimin e NATO-s, duke u bërë thirrje aleatëve të rrisin ndihmën për Ukrainën.

"Ukraina me mbështetjen e SHBA-së, ka penguar qëllimin e presidentit Vlladimir Putin për të fshirë vendin nga harta", deklaroi Bajden, duke përmendur vizitën e tij në Kiev në vitin 2023 si vizita e parë e një presidenti aktual amerikan në zonë të konflikteve që nuk është nën kontroll të forcave amerikane.

Ai shtoi se shtetet autoritare si Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe Rusia, tani kanë lidhje më të afërta dhe bashkëpunim të ndërsjellë, por kjo ka ndodhur "për shkak të dobësisë së tyre, ndërsa jo forcës".

"Kur Putini e sulmoi Ukrainën, mendonte se do t'i nevojiten vetëm disa ditë për ta pushtuar Kievin. Por ajo që është e vërtetë se në fillim të luftës unë isha ai që erdha dhe qëndrova në Kiev, jo ai", tha Bajden.

Ai mbrojti zgjidhjen e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, duke theksuar se kundërshtarët si Kina dhe Rusia asgjë nuk do t'i gëzonte më shumë se sa të shihte SHBA-në të mbetej vazhdimisht e përzier në një konflikt të tillë edhe një dekadë të tërë.

Bajden tha se kur e ka marrë funksionin, ekspertët kanë parashikuar një dominim të pashmangshëm ekonomik të Kinës ndaj SHBA-së. Tani, sipas tij, kjo asnjëherë nuk do të ndodh. Ai theksoi se ekonomia amerikane po përparon, por duhet ende shumë punë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR