• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajdeni premtoi transferim paqësor të pushtetit

Bajdeni premtoi transferim paqësor të pushtetit

Uashington, 7 nëntor 2024 (MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajden premtoi dorëzim “paqësor dhe të organizuar” të pushtetit presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp.

Në fjalimin e tij nga Shtëpia e Bardhë, kryetari i Partisë Demokratike e theksoi nevojën e uljes së tensionit politik në vend. Ky është fjalimi i parë i Bajdenit pas shpalljes së fitores së Donald Trampit. 

“Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton. Nuk mund ta duash të afërmin vetëm kur je në të njëjtën mendje. Një gjë shpresoj se mund të bëjmë është që të mos shihemi si armiq, por si amerikanë, pa dallim për kë votuat”, theksoi ai në një fjalim para Shtëpisë së Bardhë.

“Sistemi zgjedhor amerikan është korrekt, i drejtë dhe transparent. Mund t’i besohet pa dallim nëse do të humbni ose do të fitoni”, shtoi Bajdeni. 

“Në demokraci, gjithmonë mbizotëron vullneti i popullit”, shtoi presidenti amerikan në fillim të fjalimit të tij. 

Ai vlerësoi se kandidatja e Partisë Demokratike në zgjedhje dhe nënpresidentja e SHBA-së, Kamalla Haris ka bërë fushatë të mirë dhe se duhet të krenohet me të. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR