Bajdeni përshëndeti pranimin e Suedisë në NATO
- Presidenti amerikan Xho Bajden e përshëndeti përfshirjen e Suedisë në NATO.
- Post By Sara Ademi
- 20:11, 7 mars, 2024

Uashington, 7 mars/ 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden e përshëndeti përfshirjen e Suedisë në NATO.
Vendi skandinav sot edhe zyrtarisht u bë vendi i 32-të anëtar i Aleancës.
NATO-ja është "më e fortë se kurrë" me përfshirjen e Suedisë, tha Bajden në një komunikatë.
Presidenti amerikan shpjegoi se homologu i tij rus Vladimir Putin donte të "ndante" aleancën ushtarake duke sulmuar Ukrainën, por arriti të kundërtën.
Organizata transatlantike është "më e bashkuar, më e vendosur dhe më dinamike se kurrë", theksoi Biden. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s