Bajdeni për arrestimin e Trampit: E pashë në TV, djalë i pashëm
- Presidenti amerikan Xho Bajden qeshi kur gazetarët i kërkuan të komentojë fotografinë e paraardhësit të tij Donald Tramp të bërë gjatë arrestimit të tij në shtetin e Xhorxhias, duke thënë se Tramp është një "djalë i mirë". Bajdeni i cili është duke pushuar në liqenin Taho, qeshi kur një gazetar e pyeti nëse e kishte parë ende foton, transmeton Ej-Bi-Si Njuz.
- Post By Fami Bajrami
- 11:59, 26 gusht, 2023

Taho, 26 gusht 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden qeshi kur gazetarët i kërkuan të komentojë fotografinë e paraardhësit të tij Donald Tramp të bërë gjatë arrestimit të tij në shtetin e Xhorxhias, duke thënë se Tramp është një "djalë i pashëm". Bajdeni i cili është duke pushuar në liqenin Taho, qeshi kur një gazetar e pyeti nëse e kishte parë ende foton, transmeton Ej-Bi-Si Njuz.
"E pashë në televizor", u përgjigj presidenti amerikan.
I pyetur se çfarë mendonte rreth kësaj, Bajden u përgjigj: "Djalë pashëm". Djalë i mrekullueshëm"
Ish presidenti i SHBA-së, Donald Tramp u është dorëzuar autoriteteve në një burg të Xhorxhias ku u arrestua dhe u fut në dosjet e policisë nën akuzat se kishte planifikuar të "riformonte" vullnetin e votuesve në atë shtet federal në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në të cilat ai humbi nga presidenti aktual Bajden.
Tramp i cili është regjistruar si i burgosur nën shifrën P01135809 u lirua me kusht pas 20 minutash të kaluara në burg, ndërsa në këtë proces hyri në histori si ish presidenti i parë i SHBA-së që u shfaq në fotografinë e policisë.
Tramp, pasi doli nga burgu, deklaroi - "është një përvojë e tmerrshme, ky është një vend i botës së tretë".
Trampi më pas vetë e postoi fotografinë në profilin e tij në platformën X (Tuiter), si dhe në rrjetin e tij social “Truth Social” por me këtë postim ai shtoi edhe një link në ueb- faqen e tij të fushatës presidenciale me thirrje për donacione, duke pretenduar se është “arrestuar edhe pse nuk ka kryer vepër penale”.
Foto: EPA