• e diel, 06 tetor 2024

Bajdeni nuk do të marrë pjesë në samitin botëror të klimës në Dubai

Bajdeni nuk do të marrë pjesë në samitin botëror të klimës në Dubai

Uashington, 27 nëntor 2023 (MIA)- Presidenti amerikan, Xho Bajden nuk dë të marrë pjesë në samitin botëror të klimës së KB-së COP28 në Dubai këtë javë, deklaroi një zyrtar amerikan.

Agjencia, muajin e kaluar bëri të ditur se Bajdeni ndoshta nuk do të marrë pjesë në samitin COP28, i cili fillon të enjten, pasi ai është i detyruar të balancojë angazhimin e tij ndaj luftës në Lindjen e Mesme dhe fushatën zgjedhore presidenciale, e cila pritet të intensifikohet në janar.

Orari i presidentit amerikan për të ejten, i shpallur nga Shtëpia e Bardhë, përfshin takim me presidentin e Angolës, Zhao Porenco dhe pjesëmarrje në ceremoninë e djegies së Pemës kombëtare.

Dhjetëra vende pritet të konkurrojnë për marrëveshjen e parë botërore për heqjen graduale të qymyrit, naftës dhe gazit në samitin e Dubait.

Bajdeni mori pjesë në dy takimet e mëparshme të COP të sponsorizuara nga KB-ja që nga marrja e presidencës në vitin 2021.ss/mb/

Foto: arkivi MIA-s  

 

QËNDRONI TË LIDHUR