• e diel, 22 dhjetor 2024

Bajdeni nënshkroi urdhër për zgjerim të sanksioneve antiruse

Bajdeni nënshkroi urdhër për zgjerim të sanksioneve antiruse

Uashington, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sot ka nënshkruar urdhër ekzekutiv, me të cilin hapet rruga që Uashingtoni të vendosë sanksione për institucionet financiare që i ndihmojnë Rusisë që t'i  shmangë sanksionet, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

"Urdhri ekzekutiv i jep Uashingtonit mundësi që t'i zgjerojë ndalesat për importe të disa mallrave ruse, si ushqimet e detit dhe diamantet", komunikoi Shtëpia e Bardhë.

"Dërgojmë mesazh të pagabueshëm: kushdo që i mbështet përpjekjet e paligjshme të luftës së Rusisë është në rrezik të humbasë aksesin në sistemin financiar të SHBA-së," tha në një deklaratë këshilltari për sigurinë kombëtare, Xhejk Salivan.

Përfaqësuesit e lartë të administratës, të cilët dëshironin të mbeten anonim, thanë se urdhri i ri ekzekutiv do t'ua bëjë të qartë institucioneve financiare se ata ose duhet të ndalojnë së lejuari kompanitë e tyre të dërgojnë komponentë dhe mallra në sektorin rus të mbrojtjes ose të përballen me sanksione të rëndësishme. ss/mb/

QËNDRONI TË LIDHUR