• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajdeni nënshkroi dekret për transferimin e të dhënave personale nga BE-ja në SHBA-ja

Bajdeni nënshkroi dekret për transferimin e të dhënave personale nga BE-ja në SHBA-ja
Uashington, 7 tetor 2022 (MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajdeni  sot nënshkroi urdhër ekzekutiv që mundëson përparim në zbatimin e kornizës së re për transferimin e të dhënave personale nga Bashkimi Evropian në SHBA, që është kyçe për ekonominë digjitale, lajmëruan një pjesë e mediave botërore. Në mars, Uashingtoni dhe Brukseli në parim ranë dakord rreth kësaj çështje, të kontestueshme prej kohësh, sepse propozimet e mëparshme për një marrëveshje u refuzuan nga Gjykata e Drejtësisë e BE-së për shkak të frikës nga programi amerikan për përgjim. Nënshkrimi i dekretit nga ana e presidentit do t'i mundësojë Komisionit Evropian ta fillojë procesin e vet të ratifikimit, për çfarë do të duhen disa muaj. "Ky është fundi i përpjekjeve tona të përbashkëta për ripërtëritjen  e besimit dhe stabilitetit në shkëmbimin transatlantik të të dhënave", theksoi sekretarja amerikane e tregtisë, Xhina Rajmondo. Teksti i përforcon masat për garantimin e konfidencialitetit dhe mbrojtjen e lirive civile në programet amerikane për mbikëqyrje mbi të dhënat e mbledhura në Evropë, që transferohen dhe ruhen përtej Atlantikut. Gjithashtu vendos mekanizëm të pavarur dhe detyrues që individëve nga vendet e pranueshme u mundëson të kërkojnë kompensim, nëse vlerësojnë se shërbimet e inteligjencës amerikane kanë mbledhur në mënyrë të paligjshme të dhënat e tyre personale. Ky mekanizëm parashikon dy faza të padisë, njëra që i shkon nëpunësit përgjegjës për mbrojtjen e lirive civile në administratën e inteligjencës amerikane, ndërsa e dyta në një gjykatë të pavarur të themeluar nga Ministria e Drejtësisë. Gjykata në korrik të vitit 2020 vendosi se "Prajvesi shild" (Privacy Shield), që e përdorin 5.000 kompani amerikane, duke përfshirë disa të mëdha si "Gugëll" dhe "Amazon", nuk mbron nga "ndërhyrja e mundshme në të drejtat themelore të njerëzve të dhënat e të cilëve shkëmbehen". Ekziston mundësi që versioni i ri i marrëveshjes sërish të përfundojë në gjykatë, pranuan zyrtarë të administratës amerikane. Por sipas tyre, është krijuar për t'iu përgjigjur dyshimeve paraprake të gjyqësorit evropian. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR