• e premte, 22 nëntor 2024

Bajdeni në telefon ka biseduar me Netanjahun

Bajdeni në telefon ka biseduar me Netanjahun

Uashington, 4 prill 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sot ka biseduar në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, bëjnë të ditur agjencitë botërore duke u thirrur në Shtëpinë e Bardhë.

Biseda ka zgjatur më pak se gjysmë ore.

Bajden dhe Netanjahu kanë folur me telefon vetëm disa ditë pasi shtatë punonjës humanitar u vranë gjatë një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës. Ky rast ka ndërlikuar edhe më shumë marrëdhëniet tashmë të acaruara mes dy liderëve, theksojnë agjencitë.

Presidenti amerikan e kritikoi ashpër Izraelin për sulmin.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR