• e premte, 20 dhjetor 2024

Bajdeni mendon për sanksione shtesë kundër Rusisë për për shkak të vdekjes së Navalnit

Bajdeni mendon për sanksione shtesë kundër Rusisë për për shkak të vdekjes së Navalnit

 Uashington, 19 shkurt 2024 (MIA)  -  Presidenti amerikan Xhozef Bajdeni sor deklaroi se po mendon për sanksione shtesë kundër Rusisë, tri ditë pas vdekjes së kundërshtarit të Kremlinit, Aleksej Navalni.

"Tashmë kemi sanksione, por jemi në proces të shqyrtimit të sanksioneve shtesë", u tha Bajdeni gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë dhe përsëriti se ai e konsideron presidentin rus Vladimir Putin përgjegjës për vdekjen e Navalnit, i cili vdiq të premten në një burg rus në qarkun Arktik. 

 SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur tashmë një sërë sanksionesh kundër Moskës që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.

 

QËNDRONI TË LIDHUR