• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajdeni ka dërguar kritika të ashpra drejt Izraelit pasi që në sulm ajror kanë humbur jetën punonjës humanitarë

Bajdeni ka dërguar kritika të ashpra drejt Izraelit pasi që në sulm ajror kanë humbur jetën punonjës humanitarë

Uashington, 3 prill 2024 (MIA) - Në sulmin izraelit ajror, në të cilin kanë humbur jetën disa punonjës të huaj humanitar në Rripin e Gazës, presidenti amerikan Xho Bajden ka dërguar kritika të ashpra Izraelit, njofton DPA.

"Ky nuk është incident i izoluar. Ky konflikt është një nga më të këqinjtë kohët e fundit lidhur me atë sa punonjës humanitar janë vrarë", tha Bajdeni në deklaratë, duke shtuar se kjo është një nga arsyet kryesore pse distribuimi i ndihmës humanitare në Rripin e Gazës është kaq i vështirë.

Sipas tij, "Izraeli nuk ka bërë mjaftueshëm që t'i mbrojë punonjësit humanitar, të cilët përpiqen ta lënë ndihmën tmerrësisht të nevojshme për popullatën civile".

"Incidente si ai i djeshmi thjeshtë nuk duhet të ndodhin", shtoi ai.

Qytetarë britanikë, australianë, amerikano-kanadezë, polakë me shtetësi të dyfishtë dhe një palestinez nga grupi huamnitar i Qendrës kuzhiniere botërore në Rripin e Gazës janë vrarë kur karvani i tyre është goditur nga sulmi ajror izraelit të hënën në mbrëmje.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se ky është "rast tragjik i sulmit jo të qëllimshëm të forcave të armatosura ndaj njerëzve të pafajshëm në Rripin e Gazës". mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR