• e diel, 06 tetor 2024

Bajdeni ka biseduar me Erdoganin dhe i ka premtuar "gjithë ndihmën e nevojshme" për përballjen me pasojat nga tërmetet

Bajdeni ka biseduar me Erdoganin dhe i ka premtuar

Uashington, 7 shkurt 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, duke i shprehur ngushëllime në emër të popullit amerikan dhe e konfirmoi gatishmërinë e Uashingtonit që ta sigurojë "gjithë ndihmën e nevojshme" pas tërmeteve shkatërruese në Turqinë juglindore.

Bajdeni e siguroi Erdoganin se ekipet shpëtimtare të dërguara nga SHBA-ja "do të shpërndahen shpejtë që t'i mbështesin përpjekjet turke të shpëtimit për kërkim dhe shpëtim të të mbijetuarve dhe do ta koordinojnë ndihmën tjetër që mund të jetë e nevojshme për njerëzit e goditur nga tërmetet, duke përfshirë edhe mbrojtjen shëndetësore dhe gjëra themelore", njoftoi Shtëpia e Bardhë pas bisedës. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR