• e premte, 05 korrik 2024

Bajdeni kërkoi nga Netanjahu ndërprerje të përkohshme të operacioneve në Gazë

Bajdeni kërkoi nga Netanjahu ndërprerje të përkohshme të operacioneve në Gazë

Uashington, 8 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden ka kërkuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ndërprerje të përkohshme të operacioneve luftarake në Rripin e Gazës, kanë njoftuar nga Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se presidenti amerikan dhe kryeministri izraelit të hënën kanë biseduar për "pauza taktike" për ofensivën izraelite ndaj Gazës për shkaqe humanitare dhe mundësinë e lirimit të pengjeve.

Bi-Bi-Si raporton se SHBA dhe shumë vende tjera perëndimore mbështesin qëndrimin e Izraelit se ndërprerja e armëpushimit do t'u ndihmojë militantëve palestinez të Hamasit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR