Bajdeni i ndau papa Françeskut medalje presidenciale të lirisë
- – Presidenti amerikan Xho Bajden mbrëmë ka biseduar në telefon me papa Françeskun dhe gjatë kësaj e ka njoftuar se i ka ndarë “Medalje Presidenciale të Lirisë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
- Post By Fitore Curri
- 09:40, 12 janar, 2025

Uashington, 12 janar 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajden mbrëmë ka biseduar në telefon me papa Françeskun dhe gjatë kësaj e ka njoftuar se i ka ndarë “Medalje Presidenciale të Lirisë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Bajdeni më parë këtë muaj Medalje të tilla presidenciale të lirisë u ndau 19 personave.
“Medalja Presidenciale e Lirisë është çmimi më i lartë civil i kombit, që u ndahet individëve të cilët kanë dhënë kontribut të madh për prosperitetin, vlerat ose sigurinë e SHBA-së, paqen botërore ose lëmi të tjera të rëndësishme shoqërore, publike ose private”, bëhet e ditur në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.
Këtë javë Bajdeni e anuloi udhëtimin në Romë, ku duhej personalisht të takohet me papën, për shkak të zjarreve katastrofale në Kaliforni. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s